Biden planifikon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 20:06
Biden planifikon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024

Shumica e demokratëve tani mendojnë se një mandat është i mjaftueshëm për Presidentin Joe Biden, pavarësisht këmbënguljes së tij se ai planifikon të kandidojë në zgjedhjet e vitit 2024.

Një anketë e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike, NORC tregon se vetëm 37 për qind e demokratëve thonë se duan që Presidenti Biden të kandidojë për një mandat të dytë, nga 52 për qind që e donin këtë gjë në javët para zgjedhjeve të vitit të kaluar për Kongresin.

Ndërsa Presidenti Biden ka trumbetuar fitoret e tij legjislative dhe aftësinë për të qeverisur, anketa sugjeron se një numër relativisht i vogël amerikanësh i japin atij nota të larta për këto çështje. Intervistat pasuese me pjesëmarrësit e anketës sugjerojnë se shumë amerikanë besojnë se mosha e 80-vjeçarit është problematike, duke e përqendruar vëmendjen tek shenjat e brishtësisë së tij fizike, si kolla e shpeshtë, mënyra e të ecurit dhe gafat e tij. Ata theksuan se puna më stresuese në botë do të ishte më e përshtatshme për një person të moshës më të re.

“Unë, sinqerisht, mendoj se ai do të ishte shumë i moshuar”, tha 37-vjeçarja Sarah Overman, një demokrate që punon në fushën e arsimit në shtetin e Karolinës së Veriut. “Do të ishte mirë të kishim një person më të ri në Shtëpinë e Bardhë.”

Ndërsa Presidenti përgatitet të mbajë fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit të martën, ai ka një shans të sfidojë dyshimet themelore lidhur me aftësinë e tij për të qeverisur. Në të kaluarën, Presidenti Biden është mbështetur shumë në përvojën e tij për të dëshmuar se ai është i përgatitur mirë për postin e Presidentit. Kur është pyetur nëse ai mund të përballojë përgjegjësitë e postit në moshën e tij, Presidenti Biden shpesh është përgjigjur duke thënë: “Më shihni”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kandidatët demokratë dolën më mirë se sa pritej në zgjedhjet e vitit të kaluar për Kongresin, një dëshmi e mesazhit të zotit Biden se ai po mbron demokracinë dhe po forcon klasën e mesme. Demokratët zgjeruan kontrollin e tyre të Senatit me një vend më shumë dhe humbën me rezultat të ngushtë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, pavarësisht se historia e zgjedhjeve të dekadave të fundit sugjeronte se ata do të pësonin një humbje të thellë përballë republikanëve.

Sipas anketës, 41 për qind e amerikanëve e mbështesin mënyrën se si zoti Biden po e bën punën e tij si president, një vlerësim pothuajse i ngjashëm me ato të anketave në fund të vitit të kaluar. Shumica e demokratëve ende e mbështesin punën që zoti Biden po bën si president, megjithatë ka rënë dëshira e tyre për ta parë atë në një fushatë tjetër zgjedhore. Vetëm 22 për qind e amerikanëve të moshës madhore thonë se ai duhet të kandidojë përsëri. Sipas anketave të kryera para zgjedhjeve të vitit të kaluar për Kongresin, 29 për qind e amerikanëve mbështesnin idenë e kandidimit të tij për një mandat të dytë.

(Kosova Sot Online)