A ishte i kënaqur Vuçiq pas takimit me Lajçakun

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 20:46
 A ishte i kënaqur Vuçiq pas takimit me Lajçakun

Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka udhëtuar drejt Beogradit, pas qëndrimit në Kosovë, ku është pritur nga presidenti Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka bërë të ditur se takimi me Lajçak ka qenë i hapur dhe kanë pasur biseda miqësore lidhur me dialogun.

“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Laçakun. Kur them e hapur, e mendoj vërtetë. Më kuptuat të gjithë. Rroftë Serbia”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram, sipër fotografisë së publikuar nga takimi. 


(Kosova Sot Online)