Sërish kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 22:00
Sërish kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës

Rreth orës 19:00 kemi pranuar edhe një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”,  ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Kujtojmë se rreth orës 16:00 Policia e Kosovës kishte pranuar edhe një alarm tjetër për bombë.

Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë.


(Kosova Sot Online)