Kurti: Kontingjenti i Forcë së Sigurisë së Kosovës u nis sonte për në Turqi

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 22:08
Kurti: Kontingjenti i Forcë së Sigurisë së Kosovës u nis sonte për në Turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka thënë se populli kosovar do t’i qëndrojë pranë popullit turk në këto momente të vështira, pas tërmetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Derisa shton se i ka ofruar ngushëllime presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, për fatkeqësinë. Ai po ashtu thotë se është pritur ngrohtë nga Erdogan në vizitën zyrtare para tri ditëve.

“Me vendim të Qeverisë, kontingjenti i Forcë së Sigurisë së Kosovës për operacione humanitare porsa u nis sonte për në Turqi, për të ju dalë në ndihmë institucioneve dhe popullit turk në rajonet e goditura nga tërmeti. Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shprehi edhe njëherë ngushëllimet më të thella popullit turk dhe familjarëve të viktimave të tërmetit e të lënduarve shërim sa më të shpejtë”, shkruan Kurti.

“Vetëm tri ditë pas pritjes së ngrohtë nga Presidenti Erdoğan, në mëngjesin e sotëm u tronditëm nga lajmi për tërmetin shkatërruese në Turqi. Solidarizohemi dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk në këto kohë të vështira. Shpresojmë dhe urojmë që kjo tragjedi të kalojë me sa më pak viktima”, shtoi ai në një status në Facebook.


(Kosova Sot Online)