Deputeti nga Kosova: Turqia ka nevojë për dhurimin e gjakut

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 22:26
Deputeti nga Kosova: Turqia ka nevojë për dhurimin e gjakut

Deputeti nga komuniteti turk në Kosovë, Enis Kervan, ka deklaruar se nga “Turqia ka nevojë për dhurimin e gjakut”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Derisa ka treguar për mbështetjen e institucioneve të Kosovës për Turqinë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin, Kervan tha se do të nisin një iniciativë për dhurimin e gjakut për qytetarët që kanë pësuar nga tërmeti në Turqi.

“Si institucione të Kosovës, kemi treguar solidaritet ndaj Turqisë.  Si grup i miqësisë, po planifikojmë, jemi në kontakt me ambasadën turke në Prishtinë, të organizojmë një iniciativë për dhurim të gjakut, sepse kanë nevojë shumë për gjak. Janë shumë OJQ në Kosovë që janë angazhuar për të ndihmuar. Deri tani 5600 ndërtesa janë rrënuar, mbi 1700 persona kanë vdekur, por ka edhe shumë persona tjerë që janë ende nën rrënime. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Turqinë, deri tani s’kemi asnjë informatë zyrtare se ka shqiptarë në mesin e viktimave”, tha Kervan.

Turqia ka shpallur 7 ditë zie kombëtare pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin mëngjesin e së hënës, duke shkaktuar të paktën 2500 viktima.

(Kosova Sot Online)