Ja si e shitën prindërit 5000 euro fëmijën ende pa lindur

  • A.P /
  • 06 February 2023 - 23:00
Ja si e shitën prindërit 5000 euro fëmijën ende pa lindur

Te një familje në Durrës, shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fitimprurës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një baba 27 vjeçar së bashku me bashkëshorten e tij, kanë nxjerrë në shitje fëmijën e gjashtë edhe pse ai nuk ka ardhur akoma në jetë dhe i duhen dy muaj për të lindur.

Ngjarja tragjike është denoncuar mbrëmjen e së hënës, të cilët pasi kanë mësuar se Emre Nuredini, kërkonte të shiste fëmijën që bashkëshortja e tij mbante, kanë kontaktuar menjëherë me të. Fiksi ka  realizuar bisedat me bashkëshortët dhe denoncuar skandalin e radhës me shitjen e fëmijëve.

 Emre Nuredini, është 27 vjeç me origjinë nga Elbasani. Pas martesës ai ka qëndruar disa vite në Tiranë, ku edhe është dënuar me burg për vepra penale të ndryshme. Aktualisht ai sëbashku me bashkëshorten e tij Rexhina Nuredini banon në Shkozet Durrës. Familja Nuredini kanë pesë fëmijë dhe presin fëmijën e gjashtë të cilin e kanë nxjerr në shitje.


(Kosova Sot Online)