Moti i ftohtë dhe me ngrica në Kosovë

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 08:01
Moti i ftohtë dhe me ngrica në Kosovë

Sot moti në Kosovë, do të jetë mot i ftohtë dhe me temperatura tipike dimërore, përjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të ketë ngrica, prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius.

(Kosova Sot Online)