Osmani takohet sot me Gjukanoviqin në Mal të Zi

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 08:12
Osmani takohet sot me  Gjukanoviqin në Mal të Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, sot dhe nesër do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi, përcjell “Kosova Sot Online”

Presidenti i Malit të Zi dhe Presidentja e Kosovës do të marrin pjesë në panelin presidencial “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi.

“Në vazhdim të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të shtrojë një darkë zyrtare në Podgoricë për nder të mysafirës, ku do të marrin pjesë liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi”, njofton Zyra e Presidencës së Malit të Zi.

(Kosova Sot Online)