Ngjarje e rëndë: Digjet gjatë natës banesa, vdes 66-vjeçari

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 08:50
Ngjarje e rëndë: Digjet gjatë natës banesa, vdes 66-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Çorovodë, ku një 66-vjeçar ka vdekur si pasojë e zjarrit në banesën e tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

66 vjeçari ka humbur jetën si pasojë e flakëve dhe asfiksimit.

Rasti është duke u hetuar se si ka ndodhur rasti.

“Gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Çorovodë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I.Sh., 66 vjeç. Si pasojë e flakëve dhe asfiksimit ka ndërruar jetë shtetasi I.Sh. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”– njofton policia e Skraparit.

(Kosova Sot Online)