
Ashensori pëson defekt dhe bie nga kati i pestë në zero, lëndohen çifti bashkëshortor dhe bëhen për spital

Në një banesë në Tiranë, ashensori në të cilin ndodhej çifti i bashkëshortëve ka pësuar defekt teknik dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero, shkruan “Kosova Sot Online”
Menjëherë në ndihmë të çiftit kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarffikësit.
Burrë dhe grua kanë marrur lëndime, ku edhe kanë shkuar në spital për trajtim mjekësor.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi:
Më datë 06.02.2023, në Unazë të Re, në rrugën “Aleksandri i Madh”, ka pësuar defekt ashensori i një pallati dhe ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Në të ndodheshin shtetasi S. K., 56 vjeç, dhe shtetasja S. K., 55 vjeçe (çift bashkëshortësh).
Në ndihmë të tyre kanë vajtur shërbimet e Policisë, shërbimet e zjarrfikëses dhe të ambulancës.
Si pasojë, shtetasit e lartpërmendur janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)