Vdekja e 20-vjeçares në QKUK, Prokuroria nis hetimet

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 10:22
Vdekja e 20-vjeçares në QKUK, Prokuroria nis hetimet

Një vajzë 20-vjeçare ka vdekur e cila ka qenë qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Rasti u raportua në polici nga babai i viktimës që ka kërkuar të hetohet rasti, pasi që dyshohet se nuk ka pasur trajtim të duhur mjekësor.

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet.

Zëdhënësja Laureta Ulaj, tha se rasti po hetohet si “Vdekje e dyshimtë”.

(Kosova Sot Online)