Mbi 4800 të vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 11:20
Mbi 4800 të vdekur si pasojë e tërmetit në Turqi dhe Siri

Në Turqi, numri i njerëzve që kanë vdekur për shkak të tërmetit është rritur në 3381, sipas autoritetit të vendit për fatkeqësitë.

Orhan Tatar, një zyrtar në Autoritetin e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), thotë se 20 mijë e 426 të tjerë janë lënduar dhe 5775 ndërtesa janë shembur, raporton BBC.

Numri i ri e çon numrin e kombinuar të vdekjeve në Turqi dhe Sirinë fqinje në 4 mijë e 890.

(Kosova Sot Online)