Gjiknuri: E kam takuar McGonigal, por pas Ramës… nuk jap detaje të tjera

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 11:27
Gjiknuri: E kam takuar McGonigal, por pas Ramës… nuk jap detaje të tjera

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka pranuar se ka zhvilluar takime me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal që është vënë nën akuzë për korrupsion.

I ftuar në “5 Pyetjet”, Gjiknuri tha se ai e ka takuar McGonigal, pasi ky i fundit kishte zhvilluar biseda e takime me kryeministrin Edi Rama.

Por, Gjiknuri nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këto takime, por ka thënë vetëm se në atë kohë ai ishte një zyrtar i lartë shtetëror amerikan, që erdhi në Shqipëri dhe kërkoi takim me përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare për të ofruar asistencë ndaj çështjeve të caktuara.

“Unë e kam takuar si ministër, pasi e ka takuar kryeministri. Kemi biseduar me të. Nuk mund t’i përgjigjem çdo pyetje për takime që unë bëj me një zyrtar të caktuar. Kur e kam takuar, ka qenë drejtor në detyrë. Nëse keni lexuar dosjen, nuk flitet aty për ndonjë shqetësim se pse ka takuar një ministër të Republikës së Shqipërisë. Në zyrën time nuk ka qenë i shoqëruar nga zoti Duçka. Unë nuk mund të jap detaje këtu. Nuk është studio televizive për të hequr kredon e dyshimeve të të tjerëve," tha Gjiknuri.

(Kosova Sot Online)