Hoti: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare dhe për njohje reciproke

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 12:41
Hoti: Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare dhe për njohje reciproke

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se Kosova do të pranojë propozimin e Bashkimit Evropian, raporton “Kosova Sot Online”.

Hoti tha se marrëveshja me Serbinë duhet të jetë përfundimtare, ligjërisht e obligueshme, me garanci nderkombëtare, për noramalizim të marrdhënieve si dhe për njohje reciproke.

Postimi i plotë:

Marrëveshja me Serbinë duhet të jetë:
1. PËRFUNDIMTARE – e jo e ndërmjetme, sepse ndryshe mbetet problem i hapur për të ardhmen dhe kjo e rrit pasigurinë politike në gjithë rajonin;
2. LIGJËRISHT E OBLIGUESHME – që ratifikohet në Kuvendet e të dyja vendeve;
3. ME GARANCI NDËRKOMBËTARE – ku BE dhe ShBA marrin përsipër obligime të caktuara që burojnë nga marrëveshja, në veçanti lidhur me integrimin euro-atlantik të Kosovës;
4. PËR NORMALIZIM TË MARRËDHËNIEVE – ku adresohen të gjitha çështjet mes dy vendeve bazuar në standardet evropiane të fqinjësisë së mirë; dhe
5. PËR NJOHJE RECIPROKE

(Kosova Sot Online)