Berisha: Edi Rama rrezikon 40 vite burg

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 14:26
Berisha: Edi Rama rrezikon 40 vite burg

Lideri i opozitës, Sali Berisha e konsideroi aferën Rama-McGonigal si pjesë e projektit për ekzekutimin e opozitës.

I ftuar në Çim Peka Live, Berisha deklaroi se çështja po hetohet në Amerikë dhe se, nëse autoritetet shqiptare do hapnin hetim, Rama rrezikon deri ne 40 vjet burg.

Berisha u pyet edhe për mundësitë që pas shpalljes së tij non-grata të jenë edhe raportet e Edi Ramës me ish-drejtuesin e FBI-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Berisha akuzoi Yuri Kim se ka vepruar njësoj si McGonigal ndaj opozitës dhe nga ana tjetër artikuloi disa deklarata të forta rreth korruptimit të diplomatëve të huaj në Tiranë nga qeveria e Edi Ramës.

Berisha paralajmëroi betejë të fortë në parlament dhe protesta në rrugë e sheshe jo vetëm para kryeministrisë, por edhe Bashkisë së Tiranës.

Berisha u ndal edhe protesta e madhe kombëtare e 11 shkurtit në Tiranë.

Berisha u pyet edhe për mënyrën sesi Partia Demokratike do hyjë në zgjedhjet e 14 majit.

(Kosova Sot Online)