Albin Kurti takon përfaqësuesin e SHBA-së në OSBE, flasin për dialogun

  • E.K /
  • 07 February 2023 - 14:35
Albin Kurti takon përfaqësuesin e SHBA-së në OSBE, flasin për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Përfaqësuesin e Përhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Ambasadorin Michael Carpenter, përcjell “Kosova Sot Online”.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, gjatë takimit u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe OSBE-së.

Kurti ritheksoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyjave vendeve, të Serbisë dhe Kosovës.

(Kosova Sot Online)