Jep dorëheqje nga posti deputeti i njohur

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 16:05
Jep dorëheqje nga posti deputeti i njohur

Deputeti i Partisë Socialiste të Serbisë, Zvonimir Steviq ka dhënë sot dorëheqje nga posti, pasi u kap ‘mat’ duke parë video porno në seancën e Kuvendit. Video në fjalë u në virale në rrjet.

Kryetari i SPS-së, Ivica Daçiq, tha më herët gjatë ditës së sotme se pret që Steviq të japë dorëheqje.

Siç kanë raportuar mediat serbe, në video, deputeti Steviq shihet duke mbajtur një telefon nën stolin e parlamentit në të cilin po shikonte pamje pornografike,transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zvonimir Steviq ka qenë 6 herë deputet. Mësohet se ai thuhet se ka lindur në Prishtinë dhe ishte pjesë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe anëtar i “Komisionit për Kosovë” në Kuvendin e Serbisë.

Image


(Kosova Sot Online)