Shteti zbulon bazën ajrore nën tokë 'Shqiponja 44'

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 16:30
Shteti zbulon bazën ajrore nën tokë 'Shqiponja 44'

Irani zbuloi të martën bazën ajrore “Shqiponja 44”, që ndodhet nën tokë.

Kjo bazë, vendndodhja e të cilës nuk është bërë e ditur, është e para e llojit të saj.

“Nëse një shtet rreth nesh ose kudo në botë përdoret si bazë për të na sulmuar neve, ai shtet do të sulmohet rëndë nga ne”, tha Gjenerali Mohammad Bagheri, shefi i Forcave të Armatosura të Iranit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë bazë do të ketë dronë, avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi.

(Kosova Sot Online)