Ja sa familje nga Kosova ishin në zonën e tërmetit në Turqi

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 17:06
Ja sa familje nga Kosova ishin në zonën e tërmetit në Turqi

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës thonë për  se kanë arritur t’i identifikojnë dhe kontaktojnë tri familje nga Kosova, ashtu si dhe një ekip të mundësve kosovarë, të cilët kanë qenë duke qëndruar në zonën e goditur nga tërmeti, mëngjesin e 6 shkurtit në Turqi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me qytetarët që kanë qenë atje në kohën e tërmetit, ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është në komunikim dhe e gatshme për t’i ndihmuar për kthim në Kosovë, apo në ndonjë formë tjetër”, thanë nga MPJD-ja, pa dhënë më shumë detaje.


Kosova i ofroi mbështetje Turqisë pas tërmetit, duke i dërguar pjesëtarë të Forcës së saj të Sigurisë, të trajnuar për operacione të kërkim-shpëtimit.

Ambasada e Kosovës në Turqi, ndërkaq, hapi dy numra emergjentë për qytetarët e Kosovës, në rast se u duhet ndihmë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara: +90 542 711 80 99

Konsullata e Republikës së Kosovës në Stamboll: +90 531 105 63 91

(Kosova Sot Online)