Ambasadorët e shteteve të QUINT-it takojnë Kurtin, zbulohet arsyeja

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 17:53
Ambasadorët e shteteve të QUINT-it takojnë Kurtin, zbulohet arsyeja

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it  sot bashkë me ambasadorin britanik Nicholas Abott kanë zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Temë e diskutimeve ka qenë pashmangshëm edhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe propozimi franko-gjerman për arritjen e një marrëveshje mes dy shteteve.

Siç njofton kryeministria, Kurti kur ka folur për propozimin e BE-së ka theksuar se ai është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtejshme dhe një platformë solide për të lëvizur përpara.

“Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për propozimin evropian, për të cilin Kryeministri Kurti tha se është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe platformë solide për të ecur përpara”, thuhet në komunikatën e ZKM-së.


Siç thuhet në njoftim Kurti ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it me zhvillimet e fundit në vend dhe “për punën dhe të arriturat e qeverisë në fushën e sundimit të ligjit, për reformat e ndërmarra, progresin ekonomik e demokratik që janë evidentuar edhe në raportet ndërkombëtare përfshirë këtu edhe atë të Bashkimit Evropian”.

(Kosova Sot Online)