Vitia: Ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në Turqi

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 18:55
Vitia: Ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në Turqi

Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti në Turqi, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ndanë dhimbjen për popullin mik të Turqisë.

“Dhembje dhe trishtim nga tragjedia që ka goditur Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra jetë të humbura. Tashmë ekipet e para mjekësore nga Kosova kanë arritur në zonat e prekura nga tërmeti për të ofruar ndihmën tonë, paralelisht siç e ndajmë edhe dhembjen për popullin mik të Turqisë”.

“Bashkëndjejmë me të gjithë familjarët e prekur nga kjo tragjedi”.

(Kosova Sot Online)