A do të shtrenjtohet rryma në Kosovë

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 21:05
 A do të shtrenjtohet rryma në Kosovë

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu, bëri të ditur se shqyrtimi i jashtëzakonshëm i tarifave është i domosdoshëm pasi janë plotësuar krejt kushtet ligjore.

Megjithatë, në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ai nuk tregoi nëse do të ketë shtrenjtim, ulje apo çmimi i energjisë do të mbetet i njëjtë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së tha se pas shqyrtimit të të gjitha komenteve brenda këtij muaji, do të dalin me vendimin përfundimtar për tarifat e reja të energjisë elektrike.


(Kosova Sot Online)