Berisha: Allison e vendosi gishtin mbi kryemafiozin Edi Rama

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 22:01
Berisha: Allison e vendosi gishtin mbi kryemafiozin Edi Rama

Ajo çka të bën përshtypje në dëshminë e saj në Euronews, është se kjo zonjë e nderuar kishte nuhatur marrëdhënie të dyshimta dhe vlerësonte si problem kryesor, marrëdhëniet errëta të partnerit të saj, me kryemafiozin Edi Rama.

Në këtë kontekst, unë dënoj përpjekjen e Edi Ramës për të fshehur të vërtetat e hidhura, për të mos thënë edhe kriminale, të bashkëpunimit McGonigal-Edi Rama.

Në dosjen shqiptare gjithçka ekziston ka vetëm një emër, Edi Rama, këshilltari i tij privat Duçka dhe miku i tij, Agron Neza.

Pra, gjithçka është një dosje e tërë në të cilën lakohet emri i Edi Ramës 14 herë, dhe personat A dhe B, po kaq herë.

Allison në intervistën e saj deklaron se ishin këto marrëdhënie, që me detyruan mua, ta denoncoj partnerin e vet për veprimtari të dyshimtë.

Ajo dispononte, siç tha, edhe fotot e shumta të Edi Ramës me McGonigal, të bëra në kryeministri, të bëra në dreka e darka në Shqipëri, por edhe në restorantet më të kushtueshme të Nju Jorkut,” tha Berisha.

(Kosova Sot Online)