Nxjerret gjallë nga rrënojat 66-vjeçarja në Turqi

  • A.P /
  • 07 February 2023 - 22:15
Nxjerret gjallë nga rrënojat 66-vjeçarja në Turqi

Ekipet e shpëtimit gjermane në bashkëpunim me ato turke kanë nxjerrë gjallë nga rrënojat një 66-vjeçare. Pas kryerjes me sukses të këtij operacioni, zëvendës kreu i operacionit, Michael Lesmeister, është shprehur se gruaja ishte bllokuar nga një frigorifer dhe ishte shumë e vështirë për nxjerrjen e saj.

“Gruaja ndodhej thellë në rrënoja, të cilat ishin jashtëzakonisht të paqëndrueshme dhe shumë të rrezikshme. Gruaja ishte e bllokuar nga një frigorifer dhe frigoriferi ishte plot me ushqime dhe shishe dhe ishte shumë, shumë e vështirë për të kaluar tek ajo. Na kushtoi një orë e gjysmë, dy orë vetëm për ta hequr këtë frigorifer. Nuk mund të përdornim pajisje të rënda sepse rrënojat ishin shumë të paqëndrueshme dhe kishim frikë se e gjithë ndërtesa mund të shembet. Kërkonte vërtet punë manuale dhe ne duhej ta hiqnim pjesë-pjesë”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)