Vuçiq: Ne nuk kemi qenë të bashkuar në parlament për Kosovën

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 08:45
 Vuçiq: Ne nuk kemi qenë të bashkuar në parlament për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ka bërë shumë përpjekje në përgatitjen e seancës së Kuvendit për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se nuk kanë qenë të bashkuar në parlament për Kosovën

“Ne nuk kemi qenë të bashkuar në parlament për Kosovën, nuk bëhet fjalë për dallime politike, por se kanë për qëllim vetëm rrëzimin e SNS-së dhe mua si president, në parlament 190 herë është përmendur negativisht marrëveshja e Brukselit, dhe unë kam qenë fajtori, por asnjëherë nuk është përmendur se kush e ka nënshkruar marrëveshjen e Brukselit”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)