Presidenti turk viziton sot zonat e prekura nga tërmeti

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 09:28
Presidenti turk viziton sot zonat e prekura nga tërmeti

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, sot pritet që të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti i fuqishëm që e goditi këtë vend të hënën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Raportohet se deri me tani e kanë humbur jetën mbi 8700 persona, dhe mbi 37 mijë të tjerë janë plagosur.

“Ne po përballemi me një nga fatkeqësitë më të mëdha jo vetëm të historisë së Republikës së Türkiye-s, por edhe të rajonit tonë dhe të botës”, tha dje presidenti Erdoğan.

(Kosova Sot Online)