
Qeveria vendos t’i paguajë specializantët këtë vit

Qeveria ka miratuar pagesën e specializantëve me vetëfinancim këtë vit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se 580 specializantë me vetëfinancim do të paguhen, në mënyrë që të përmirësohet situata në shëndetësi.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se “numri i kuadrove profesionale shëndetësore në vend është shumë i ulët krahasuar me vendet e rajonit”.
(Kosova Sot Online)