23 vjeçari hyn në të kuqe në vijat e bardha, përplas për vdekje 55-vjeçaren dhe largohet nga vendi i ngjarjes

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 11:30
23 vjeçari hyn në të kuqe në vijat e bardha, përplas për vdekje 55-vjeçaren dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një shofer 23 vjeçar është arrestuar, pasi përderisa ishte duke vozitur përplasi për vdekje një këmbësore 55-vjeçare dje në Tiranë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima ka qenë duke kaluar në vijat e bardha ndërsa autori i ngjarjes, është futur me semafor të kuq dhe e ka përplasur për vdekje.

55-vjeçarja u dërgua në spitalit por nuk mundi t’I mbijtoi plagëve ku edhe ndërroi jetë.

Kurse, 23 vjeçari është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Pas lokalizimit, i riu është arrestuar nga policia.

(KOsova Sot Online)