Vitia: Jemi duke u përballur me mungesën e anesteziologëve

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 12:57
Vitia: Jemi duke u përballur me mungesën e anesteziologëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Kosova ka mungesë të anesteziologëve, derisa shtoi se janë duke u munduar që t’i bindin stafin shëndetësor që mos të ikin nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vitia ka shtuar se MSH-në dhe Qeverinë e Kosovës, po i brengos kja e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit.

“Po është e vërtetë, jemi duke u përballur me mungesën e anesteziologëve, jo infermierëve në atë shkallë, mirëpo në anën tjetër po na brengos edhe neve si MSH dhe qeveri në total ikja e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit. Në këtë drejtim jemi munduar edhe në raport me koeficientët tani, mendoj që profesionistët shëndetësorë kanë përfituar më së shumti nga çdo kategori tjetër dhe kjo është një nga ajo që po mundohemi që ta bëjmë, që ta bindim stafin shëndetësor që të mos largohen nga vendi”, tha Vitia.

(Kosova Sot Online)