Ndërron jetë qytetari pasi bie nga ura

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 14:06
Ndërron jetë qytetari pasi bie nga ura

Një 65-vjeçar është gjetur i vdekur. Luigj Marku nga Jubani në zonën e Gurit të Zi në Shkodër ka ndërruar jetë pasi ka rënë në ujë nga ura e fshatit ditën e sotme.

I moshuari ishte nisur për të shitur disa produkte bujqësore në qytet, por teksa udhëtonte me biçikletë ka rënë në kanalin e ujit poshtë urës duke ndërruar jetë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ambulanca e zjarrfikëset për të nxjerrë trupin e pajetë dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)