Kështu do të jetë logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 14:45
 Kështu do të jetë logoja e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës sot prezantoi logon e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo logo ka motive nga ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe atij kombëtar.

Prezantimi u bë në një konferencë për media të zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

(Kosova Sot Online)