Pas dy ditësh shpëtohet burri i bllokuar në rrënoja

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 15:36
Pas dy ditësh shpëtohet burri i bllokuar në rrënoja

Një burrë i cili ishte i gjallë pranë gruas së tij të vdekur, u shpëtua sot në Turqi pas 48 orësh tmerri të paimagjinueshëm, pasi numri i të vdekurve nga tërmeti i së hënës në të gjithë vendin dhe fqinjin e tij Sirinë shkoi mbi 11,200.

Pamjet nga skena e shpëtimit në qytetin turk të Hatay treguan burrin të ngecur poshtë një pllake betoni të rënë, dyshemesë dhe trupit të pajetë të gruas së tij.

Burri u nxor nga ndërtesa e rrënuar, së bashku me trupat e gruas dhe dy vajzave të tij, të cilat gjithashtu u vranë. Ata e vendosën në dysheme për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, larg nga vendi ku trupat e gruas së tij Esra dhe vajzave Mahsen dhe Besira, ishin të mbështjellë me batanije.

(Kosova Sot Online)