
Abazi: Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se asnjë cent nuk duhet paguar nga shteti për energjinë e shpenzuar në veri të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Abazi ka shkruar derisa të zgjedhet problemi rryma të paguhet nga fondet e BE deri në një zgjidhje tjetër.
“Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri. Xhepi i varfër dhe buxheti i shtetit nuk duhet lejuar të paguaj për politikat e Serbisë. Derisa të zgjidhet problemi në veri le të paguhet energjia nga fondet e Bes”, ka shkruar mes tjerash ai në Facebook.
Postimi i plotë:
Mos pagesa e energjisë në veri nga ana e popullatës Serbe, është rezultat i negocimit të dobët dhe mungesë konkrete e përvojës për të kthyer fjalët në vepra konkrete!
Vazhdimi me të njejtin avaz sikur në të kaluarën nuk është ndryshimi i premtuar.
Asnjë cent nuk duhet paguar për energjinë e shpenzuar në veri. Xhepi i varfër dhe buxheti i shtetit nuk duhet lejuar të paguaj për politikat e Serbisë. Derisa të zgjidhet problemi në veri le të paguhet energjia nga fondet e BEs.
(Kosova Sot Online)