Vodhën para në një kishë, arrestohen tre persona

  • E.K /
  • 08 February 2023 - 15:56
Vodhën para në një kishë, arrestohen tre persona

Policia e Korçës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet në bashkëpunim me njëri-tjetrin dje kanë vjedhur para në një objekt kulti (kishë), në fshatin Lajthizë, Pustec, shkruan “Kosova Sot Online”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Korçë

Vodhën një shumë parash, në një objekt kulti, në fshatin Lajthizë, Pustec, vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit R. L., 22 vjeç, K. A., 25 vjeç dhe I. P., 69 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme, kanë vjedhur një shumë parash, në një objekt kulti (kishë), në fshatin Lajthizë, Pustec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)