
Për viktimat në Turqi dhe Siri, ambasada e ShBA-së ul flamurin në gjysmështizë

Si shenjë solidarizimi me viktimat që u prekën nga tërmeti në Turqi dhe Siri, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës e ka ulur flamurin në gjysmështizë,
transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë veprim Ambasada Amerikane e ka bërë në përputhshmëri me vendimin e Presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverinë e Kosovës për ta shpallur të mërkurën ditë zie në Kosovë.
“Duke njohur deklaratën e presidentes Vjosa Osmani se sot është ditë zie për viktimat nga tërmetet në Turqi dhe Siri, ne iu bashkuam Qeverisë së Kosovës në uljen e flamurit tonë në gjysmështizë në respekt dhe përkujtim për ata që humbën jetën nga kjo ngjarje tragjike”.
(Kosova Sot Online)