
Ambasada gjermane: Propozimi franko-gjerman është një mundësi historike

Nga Ambasada gjermane, duke kujtuar situatën në aspektin e sigurisë në veri, thonë se nuk duhet vënë parakushte për Asociacionin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Një qasje konstruktive është urgjente duke pasur parasysh gjendjen e brishtë të sigurisë në veri të Kosovës dhe nuk duhet vënë parakushte”, ka thënë zëdhënësi Sebastian Leuschner.
Ambasada gjermane rikthekson rëndësinë që e ka për ta plani i iniciuar nga Gjermania dhe Franca, nën siglën e Bashkimit Evropian.
“Propozimi evropian, i bazuar në iniciativën franko-gjermane, është një mundësi historike që duhet të kapet nga të dyja palët. Ai synon vendosjen e raportit mes Kosovës dhe Serbisë në një bazë të re”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.
(Kosova Sot Online)