
Rohde: Ja përfitimet që Procesi i Berlinit iu sjell qytetarëve

Ambasadori gjerman Jorn Rohde, i gëzohet miratimit të marrëveshjeve të Procesit të Berlinit nga Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Rohde, ka theksuar se ky është “më të vërtetë” një lajm i mirë.
“Tri marrëveshjet për lëvizje tregojnë qartë përfitimet që Procesi i Berlinit iu sjell qytetarëve. Ato nxisin integrimin rajonal dhe e afrojnë Ballkanin Perëndimor me BE-në”.
Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë tha se ky është edhe një hap drejt përfitimeve konkrete nga Procesi i Berlinit.
“Edhe një hap para drejt përfitimeve konkrete nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian me miratimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime; marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve”.
(Kosova Sot Online)