Ministria merr vendim të ri për çmimet e naftës në Kosovë

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 19:49
Ministria merr vendim të ri për çmimet e naftës në Kosovë

Për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka marrë vendim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas një njoftimi për media, ky vendim është marrë pasi është evidentuar se ka pasur  mospërshtatje të çmimeve vendore me lëvizjet e mëdha të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse.

Sipas këtij vendimi marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy (2) eurocentë për litër kurse marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër.

“Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë  bëhet sipas nenit 4 paragrafi 1.1 dhe 1.2. të U/A Nr. 03/2022 Për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtrishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.


Ky vendim hyn në fuqi një (1) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MINT.

(Kosova Sot Online)