Kjo është gruaja nga Kosova që vdiq në QKUK

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 21:40
Kjo është gruaja nga Kosova që vdiq në QKUK

Në rrugën “Nexhip Dragaj” ka ndodhur sot në Mitrovicë, një ngjarje e rëndë, ku një grua tentoi t’i japë fund jetës së saj duke kërcyer nga kati i dytë i ndërtesës ku banonte,  transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Viktima fillimisht ksihte shenja jete por pasi u dërgua në QKUK nuk arriti të mbijetojë dhe vdiq. Ky rast ka tronditur familjen Hasani, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Afërditës.

Raportohet se Afërdita Hasani, 35-vjeçare, vdiq në QKUK dhe trupi i saj tashmë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Mitrovicë, që bënë të ditur se kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Sot, rreth orës 14:00, është raportuar se në rrugën ” Nexhip Dragaj” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e një ndërtese ka pësuar lëndime trupore viktima rreth 35 vjeçare, femër/ kosovare, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Ndërsa në ora 18:00, nga QKUK në Prishtinë është raportuar se viktima ka vdekur.Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Hetuesit policor kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.”

Ndryshe, rasti ka ndodhur rreth orës 13:00, kur e ndjera tentoi t’i jap fund jetës së saj duke u hedhur nga kati i dytë i banesës në rrugën “Nexhip Dragaj”. Viktima fillimisht shpëtoi dhe kishte shenja jete kur i është dhënë ndihma mjekësore në vendin e ngjarjes.

Nga Spitali Rajonal i Mitrovicës ajo u transferua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ku edhe vdiq.


(Kosova Sot Online)