FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e fëmijës që e shpëtoi

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 22:05
FSK nxjerr të gjallë edhe nënën e fëmijës që e shpëtoi

Raportohet se ekipet e FSK-së në Turqi kanë nxjerrë të gjallë nga rrënohet edhe nënën e fëmijës dyvjeçar që e shpëtuan pak orë më parë.

FSK ka konfirmuar se operacioni disaorësh, ka përfunduar me sukses.

“Nxirret e gjallë edhe nëna e fëmijës dy vjeçar nga ekipet e FSK-së. Pas shumë përpjekjeve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ato kanë arritur ta nxjerrin nga rrënojat edhe nënën e fëmijës dy vjeçar”, thuhet në njoftim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

FSK ka shprehur vendosmëri që ta vazhdojë operacionin e kërkim-shpëtimit deri në nxjerrjen e qytetarit të fundit nga rrënojat.


“Operacionet e Kërkim-Shpëtimit do të vazhdojnë deri sa të nxirret edhe qytetari i fundit nga rrënojat, motivi i ushtarakëve nga Kosova është i lartë, profesionalizmi dhe disiplina po japin rezultate”, thuhet në fund.


(Kosova Sot Online)