39-vjeçarit me aftësi të kufizuara nga Kosova, ministria ia ndalon pensionin

  • A.P /
  • 08 February 2023 - 22:40
39-vjeçarit me aftësi të kufizuara nga Kosova, ministria ia ndalon pensionin

Avdulla Deda nga Kaçaniku tash e disa vite merr pension invalidor me të cilin thotë se e mban familjen e tij, pasi gjendja e tij shëndetësore ia pamundëson të mbajë një vend pune, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Një njoftim që i erdhi nga Zyra e Pensioneve në Ferizaj i bëri me dije që në janar të këtij viti shumën prej 100 eurosh nuk do e marrë më.

Deda e sheh të paarsyshme paraqitjen në këtë komision që Ministria e Punës dhe Transfereve.

Ai flet edhe për vështirësitë që ia ka shkaktuar ndalimi i pensionit.

Nga Ministria e Punës dhe Transfereve nuk sqaruan për televizionin nëse kanë pranuar ankesë nga Deda.

Komisioni për rivlerësimin e gjendjes shëndetësore të 39-vjeçarit do të mbahet gjatë muajit shkurt.

(Kosova Sot Online)