Ky është 19-vjeçari që vdiq në aksident në Drenas, detaje nga aksidenti

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 08:54
Ky është 19-vjeçari që vdiq në aksident në Drenas,  detaje nga aksidenti

Policia e Kosovës ka japur detaje rreth aksidentit me fatalitet që ndodhi mbrëmë në Çikatovë të Drenasit, ku Andi Gjeli, 19-vjeçar ka vdekur në këtë aksident fatal, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit mashkull kosovar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa drejtuesi i veturës tjetër mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin policor.

“Ju njoftojmë se sot më 08.02.2023 nga një aksident trafiku ka ndërruar jetë më i dashuri ynë – Andrit Halim Gjeli. Për varrimin do ju njoftojmë në orët në vijim. Thellësisht e pikëlluar Familja Gjeli”, thuhet në njoftimin e familjarëve.

Ende nuk dihen shkaqet që dërguan në këtë aksident.

Rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)