Vjehrri nga Prishtina e raporton të zhdukur renë e tij në polici

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 10:21
Vjehrri nga Prishtina e raporton të zhdukur renë e tij në polici

Një person nga Matiqani në Prishtinë e ka raportuar të zhdukur në polici gruan e djalit të tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Matiqan, Prishtinë 03.02.2023-16:20 Më 08.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e djalit të tij, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti në procedurë hetimore.

(Kosova Sot Online)