Togeri shqiptar me keqardhje: Nuk ka shpresë për të mbijetuarit, po bëjmë maksimumin

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 10:44
Togeri shqiptar me keqardhje: Nuk ka shpresë për të mbijetuarit, po bëjmë maksimumin

Togeri shqiptar, Grei Malo, tha se nuk ka më shpresë që të nxjerrin njerëz të gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi, transmeton "Kosova Sot Online".

Malo tregoi se po bëjnë maksimumin që të nxjerrin trupat nga rrënojat dhe që të ju japin ndihmë personave që janë prekur nga tërmeti.

“Po hapen tunele, është afruar ekipi përkatës me pajisjen që dëgjon valë të ndryshme në mënyrë që të afrohemi sa më shumë tek njerëzit që mund të jenë gjallë. Nuk ka shpresë. Po bëjmë maksimumin që t’u japim ndihmë personave të prekur nga tërmeti.

(Kosova Sot Online)