
Eurodeputeti austriak: Vonesat e mëtejshme për liberalizimin e vizave të kosovarëve, të papranueshme

Eurodeputeti austriak, Andreas Schieder, ka deklaruar se vonesat e mëtejshmë për liberalizimin e vizave të Kosovës janë të papranueshme, përcjell “Kosoca Sot Online”.
“Vonesat e mëtejshme janë të papranueshme”, ka thënë ai.
“Dialogu Beograd-Prishtinë i udhëhequr nga BE-ja duhet të intensifikohet për të normalizuar marrëdhëniet dypalëshe. Veprimet përshkallëzuese gjatë muajve të fundit nga Serbia dhe akterët e sponsorizuar nga serbët duhet të denoncohen. Njohja ndërkombëtare e Kosovës duhet të vendoset në gur”, shtoi eurodeputeti austriak.
(Kosova Sot Online)