
Shpopullimi po i lë pa punë disa nga tregtarët shqiptarë

Shpopullimi dhe i ftohti po çon drejt falimentimit tregtarët e rrobave të përdorura në Korçë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ata thonë se fuqia blerëse ka rënë, ndërsa shitja e rrobave në ambient të hapur I largon qytetarët nga ky treg.
Tregtarët thonë se shkak i mungesës së fuqisë blerëse, është shpopullimi i vendit.
Për këta tregtarë, një tjetër problem është mungesa e kushteve të mira për të kryer aktivitetin e tyre, ndonëse paguajnë tarifat dhe taksat vendore.
E vetmja mundësi jetese për këta tregtarë është shitja e rrobave të përdorura, për të cilat kohët e fundit ka humbur edhe interesi i blerësve.
(Kosova Sot Online)