Vuçiq: Mund të më thërrasin në Bruksel vetëm pas formimit të Asociacionit, mos më thirrni për turizëm

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 14:16
Vuçiq: Mund të më thërrasin në Bruksel vetëm pas formimit të Asociacionit, mos më thirrni për turizëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot se mund ta thërrasin në Bruksel vetëm pasi të formohet Asociacioni dhe jo për turizëm, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq ka thënë pasi fillon të formohet asociacioni, atëherë ai do të flasë në detaje për gjithçka tjetër.

“Ata mund të thonë çfarë të duan, por duhet të më thonë se çfarë kuptimi ka. Unë kurrë nuk kam shmangur të flas për asgjë, për asnjë çështje. Nëse mendoni se po më thërrisni në Bruksel, më bindni që të thuash se Asociacioni do të formohet dhe mos më thirrni për turizëm pasi që nuk më intereson meqë kam qene 200 here ne Bruksel nëse më telefononi pastaj më njoftoni se fillimisht ka filluar formimi i Asociacionit, atëherë do të vijë të flas për gjithçka tjetër”, deklaroi Vuçiq.

(Kosova Sot Online)