E rëndë: Vdes 53-vjeçari, ra nga lartësia ku ishte duke punuar

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 14:59
E rëndë: Vdes 53-vjeçari, ra nga lartësia ku ishte duke punuar

Një 53-vjeçar sot ka vdekur në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë aksidentale ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në rrugën “Konferenca e Pezës”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Më datë 09.02.2023, në rrugën “Konferenca e Pezës”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi K. D., 53 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)