
Ngjarje e rëndë: Banesa përfshihet nga flakët, vdes 92 vjeçari

Një 92-vjeçar ka vdekur, pasi banesa e të moshuarit u përfshi nga flakët në Fushë Krujë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Shkak i zjarrit paraprakisht dyshohet të ketë ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë në banesën e të moshuarit.
Rasti është duke u hetuar, se si ka ardhur deri të zjarri.
Fushë Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Punëtori”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një furnelë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. A., 92 vjeç, i cili për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.