Ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, 47-vjeçari rrah motrën e tij

  • E.K /
  • 09 February 2023 - 15:29
Ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, 47-vjeçari rrah motrën e tij

Një 47-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi kishte ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, përcjell “Kosova Sot Online”.

Motra e personit në fjalë ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje për shkak të dhunës së përsëritur nga i vëllai.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)